Flash News

E-TJERA

Shfaqi probleme me zemrën, Lefter Koka transferohet në spitalin e burgut

Shfaqi probleme me zemrën, Lefter Koka transferohet në spitalin e

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar prej më shumë se një muaji, ka shfaqur probleme shëndetësore.

Mësohet se Koka është transferuar dje në spitalin e burgjeve, për shkak të disa problmeve të shfaqura me zemrën dhe çregullimeve të sistemit kardik.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK, si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve. Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Të fundit