Flash News

E-TJERA

Shfrytëzonin shtetasen nga Azerbajxhani për p*ostitucion, vihen në pranga dy persona

Shfrytëzonin shtetasen nga Azerbajxhani për p*ostitucion, vihen

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Në pranga kanë rënë R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç.

Hetimet kanë treguar se të dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani, e cila ushtronte aktivitetin në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”.

Policia njoftoi se janë sekuestruar si prova materiale një shumë parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm dhe 4 celularë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të fundit