Flash News

E-TJERA

Shfrytëzonin tre të mitura për pro*titucion, arrestohet tre tutorët, një në kërkim

Shfrytëzonin tre të mitura për pro*titucion, arrestohet tre

Tre persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi shfrytëzuan tre të mitura për prostitucion.

Vajzat ishin përkatësisht të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, të cilat janë proceduar penalisht nga policia. Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, dhe 3 aparate celulare.

Të dyshuarit pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Tre të miturat e proceduara rezultonin të larguara nga banesat përkatëse në muajt qershor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u ndaluan shtetasit S. D., 21 vjeç, K. K., 24 vjeç, dhe F. C., 20 vjeç, të tre banues në Larushk;

– u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk;

– u proceduan penalisht 3 shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.

Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Gjatë kontrolleve fizike të shtetasit K. K., dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.

Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.

Të fundit