Flash News

E-TJERA

Shfrytëzonte dy motra për prostitucion, arrestohet 19-vjeçarja në Berat

Shfrytëzonte dy motra për prostitucion, arrestohet 19-vjeçarja

Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme një 19-vjeçare, e cila akuzohet për shfrytëzimin e dy motrave për prostitucion. Shtetasja S.K., banuese në Berat, u arrestua pas një hetimi të kryer për rreth dy muaj nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit. Hetimi u realizua me metoda proaktive dhe kulmoi me operacionin e koduar "Multiple", i mbështetur edhe nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së.

Gjithashtu, gjatë operacionit, u proceduan në gjendje të lirë dy shtetase, A.A., 19 vjeçe, dhe motra e saj 15 vjeçe. Hetimet dyshojnë se S.K. shfrytëzonte të dyja vajzat për prostitucion.

Materialet e hetimit u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

Të fundit