Flash News

E-TJERA

Shfrytëzuan djalin 10-vjeç në “Tik Tok”, arrestohet babai me gjyshen

Shfrytëzuan djalin 10-vjeç në “Tik Tok”,

Nënë e bir janë arrestuar në  Kuçovë pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar në rrjetin social një 10-vjeçar, i cili është djali i të arrestuarit.

Policia bën me dija se pas hekurave është vënë shtetasi Armando Kumarku dhe Natasha Rombula. Akuza ndaj tyre është se ata publikonin video të të miturit në “”Tik Tok” ku ai shfaqej duke përdorur fjalor banal.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit, u kapën në Sarandë, 2 shtetasit e shpallur në kërkim, të cilët më pas u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë ndaluar shtetasit A. K., 44 vjeç dhe N. R., 67 vjeçe, të dy banues në Sarandë.

Të fundit