Flash News

E-TJERA

Shfrytëzuan të miturin për klikime në TikTok, Prokuroria e Beratit kërkon 5 vite burg për babanë dhe gjyshen

Shfrytëzuan të miturin për klikime në TikTok, Prokuroria e

Prokuroria e Beratit kërkon 3 vite burg për babanë dhe 2 vite burg për gjyshen, të cilët përdorën të miturin duke e detyruar të publikojë video banale në rrjetet sociale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat kërkon deklarimin fajtor të shtetasve Armando Kumaraku dhe Natasha Rombula për kryerjen e veprës penale ‘keqtrajtimi i të miturit’ parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, vlerësohet se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar, ndaj gjatë pretencës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon deklarimin fajtor të babait dhe dënimin e tij me 3 vite burgim si dhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për gjyshen dënimin me 2 vite burgim.

I mituri ka qenë vazhdimisht i kërcënuar dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues për moshën e tij.

Të fundit