Flash News

E-TJERA

Shfuqizimi “Për financat e qeverisjes vendore”, Gjykata Kushtetuese “rrëzon’ KLSH-në

Shfuqizimi “Për financat e qeverisjes vendore”, Gjykata

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit,lidhur me shfuqizimin “Për financat e qeverisjes vendore”.

Gjykata sqaron po ashtu se do të shpallë vendimin final me arsyetimet e plota brenda afateve ligjore të parashikuara.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 23.02.2021, çështjen me kërkues Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”. Pezullimi i zbatimit të nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese”.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, 

VENDOSI:

- Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

 

Të fundit