Flash News

E-TJERA

Shi dhe reshje bore, policia apel drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim!

Shi dhe reshje bore, policia apel drejtueseve të mjeteve: Kujdes në

Policia e Shtetit ka apeluar drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdes dhe të përdorin goma dimërore e zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë veriun  e vendit konkretisht Dibrën, Kukësin dhe Shkodrën.

Policia i këshillon edheqë të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi.

“Si pasojë e motit të keq me reshje dëbore në Dibër, Kukës dhe Shkodër, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve. Drejtuesit e automjeteve  këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore‍‍ dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi, kryesisht në zonat malore. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.”, njofton policia.
Sipas policisë, borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Në rast nevojë, mund të kontaktoni policinë.

Të fundit