Flash News

E-TJERA

Shkrimi i Top Channel për ministrat e rinj ‘Rama 3’: Emrat e përzgjedhur kanë kaluar për një ‘OK’ nga Yuri Kim

Shkrimi i Top Channel për ministrat e rinj ‘Rama 3’: Emrat e

Ndërsa na ndajnë edhe 24 orë nga shpallja e kabinetit së ri ‘Rama 3’, prej ditësh kanë qarkulluar në media emra të ndryshëm se kush do të përbëjë kupolën e qeverisë.

Top Channel ka renditur disa prej emrave që pritet të prezantohen nesër (të enjten) nga kryeministri Edi Rama, ndërsa nuk do të mungojnë edhe emrat surprizë, thuhet në artikull.

Mes tyre përmendet emri i vajzës së Bashkim Finos dhe vajzës së ish presidentit Rexhep Mejdanit.

Në artikull thuhet edhe se “Askush nga socialistët nuk është i gatshëm, të vendos një bast për emrat që ka përzgjedhur Edi Rama në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme apo të Mbrojtjes. Por ama një gjë është e sigurt”, ndërsa shkrimi mbyllet me konstatimin se emrat këto tre poste kanë kaluar për një ‘OK’ nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

“Kushdo të jenë emrat e përzgjedhur për këto tre poste nga Rama, ato kanë kaluar për një ‘OK’ nga selia diplomatike në Rrugën e Elbasanit”, mbyllet artikulli.

Shkrimi i Top Channel për ministrat e rinj ‘Rama 3’: Emrat e

Të fundit