Flash News

E-TJERA

Shifrat: 4 në 10 shqiptarë nuk kanë “lekë xhepi”, Shqipëria shumë larg normës mesatare të BE

Shifrat: 4 në 10 shqiptarë nuk kanë “lekë

Shqipëria regjistron normën e dyë më të lart ëtë personave që nuk kanë mundësi të shpenzojnë një sasi të vogël parash çdo javë për veten e tyre, bazuar në statusin e të punësuarit dhe të ardhurat që grumbullojnë.

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Stastitikave, të përpunuara nga SCAN Tv,  rreth 38.9% e të anketuarve në vendin tonë janë shprehur se e kanë të pamundur të shpenzojnë një sasi të caktuar parash çdo javë për të kryer një aktivitet argëtues.

Vendin e parë me nomën më të lartë të personave që e kanë të pamundur të shpenzojnë para për veten e tyre, e mban Rumania me 40.1%. Në vendin e dytë renditet Shqipëria me 38.9%. Krahsuar me Rumaninë, Shqipëria ka një dierencë shumë të vogël, 1.2%.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi renditet pas Shqipërisë 25.3%, pasuar nga RMV 20.9%, Serbia me 16%.

Sipas statusit të punësimit, për kategorinë e “të punësuarve”,  Shqipëria renditet e treta në Europë me 26.2%, për kategorinë “të papunë” renditet në vendin e dytë me 48.4%, ndërsa për kategorinë e “pensionistëve” Shqipëria mban vendin e parë me 50.5%.

Të fundit