Flash News

E-TJERA

Shifrat e Covid: 1158 të infektuar dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

Shifrat e Covid: 1158 të infektuar dhe dy humbje jete në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e fundit të Covid-19 në vend.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 1.158 të infektuar përkatësisht: 480 në Tiranë, 73 në Durrës, nga 40 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 39 në Berat, 35 në Kamëz, 34 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Korçë, nga 23 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 21 në Lezhë, 18 në Krujë, nga 15 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 14 qytetarë në Dimal, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Vorë, Divjakë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 11 qytetarë në Dibër, Patos, Tepelenë, Belsh, nga 10 qytetarë në Skrapar, Gramsh, 9 në Shijak, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Devoll, nga 7 qytetarë në Pukë, Pogradec, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Delvinë, 4 në Maliq, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Has, nga 1 qytetar në Kukës, Klos, Finiq, Libohovë, Përmet.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Berati 71 vjeçe, një qytetar nga Tirana 96 vjeç.

Janë shëruar 1195 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 290,710 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1158
Të shëruar në 24 orë 1195
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2730

Testime totale 1,900,445
Raste pozitive 303,925
Raste të shëruara 290,710
Raste Aktive 9,690
Humbje jete 3,525

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,548
Durrës 787
Fier 685
Vlorë 523
Berat 426
Elbasan 412
Shkodër 371
Lezhë 319
Korçë 256
Gjirokastër 153
Dibër 148
Kukës 62

 

Të fundit