Flash News

E-TJERA

Shifrat e Covid-19: Gjashtë humbje jete dhe 264 të infektuar në 24 orë

Shifrat e Covid-19: Gjashtë humbje jete dhe 264 të infektuar në

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2640 testime, kanë rezultuar 264 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 2,640 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 264 qytetarë, në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Janë  7098 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 192  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit