Flash News

E-TJERA

Shifrat e Covid-19: Katër humbje jete dhe 406 të infektuar në 24 orë

Shifrat e Covid-19: Katër humbje jete dhe 406 të infektuar në 24

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2506 testime, kanë rezultuar 406 qytetarë të infektuar.

 Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 406 qytetarë, në këto bashki:

185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.

Janë 6551 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:

Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,386 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit