Flash News

E-TJERA

Shifrat e INSTAT: Inflacioni shënoi rekord në qershor, çmimet e ushqimeve u rritën me 12.6%

Shifrat e INSTAT: Inflacioni shënoi rekord në qershor, çmimet e

Muaji Qershor i këtij viti shënoi rekord për rritjen e inflacionit. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021, inflacioni u rrit në 7.4%, që përllogaritet rreth 1,6 % më shumë se vitin e kaluar.

Shifrat e INSTAT tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve u vëre në grupin “Transporti” me 26,9 %, për t’u pasuar më tej me “Ushqimet dhe pijet alkoolike” çmimet e të cilave u rritën me 12.6%.

Brenda grupit të ushqimeve, rritje të çmimeve kanë pësuar edhe “vajra dhe yndyrna” me 30,3 %, “bukë dhe drithëra” me 19,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,5 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 10,3 %, “mish” me 9,0%.

Qiratë e banesave, uji, karburantet dhe energjia u rritën me 2,8 %. Për shërbimet shëndetësor, sipas INSTAT, shqiptarët kanë paguar 0.3% më shtrenjtë.

Shifrat e INSTAT: Inflacioni shënoi rekord në qershor, çmimet e

Të fundit