Flash News

E-TJERA

Shifrat e INSTAT/ Shtesa e popullsisë negative në shumicën e qarqeve, ku ka më shumë dhe më pak lindje e vdekje

Shifrat e INSTAT/ Shtesa e popullsisë negative në shumicën e

INSTAT ka publikuar treguesit e demografisë në vend, duke evidentuar se në shumicën e qarqeve të vendit shtesa është negative. Këto shifra i përkasin tremujorit të dytë të këtij viti.

Shtesën më të lartë e ka regjistruar Tirana, ku numri i lindjeve tejkalon me 590 atë të vdekjeve, ndërsa më i vogël është shënuar në Korçë, ku vdekjet tejkalojnë me 205 numrin e lindjeve.

"Në tremujorin e dytë 2021 pesë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e dytë 2021 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 590 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 205 numrin e lindjeve", thuhet në raportin e INSTAT.

Ky i fundit bën me dije se numri i lindjeve për tremujorin e dytë është 5.993 ose 10,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa numri i vdekjeve është 5.777, duke shënuar rritje me 7,3 %.

Teksa Tirana ka numrin më të lartë të lindjeve, qarku i Gjirkostrës ka më të voglin. Ndërsa sa i përket vdkejeve, INSTAT bën me dije se tre qarqe kanë shënuar ulje, ndërsa nëntë të tjerë rritje. Numri më i ulët i vdekjeve është regjistruar në Kukës, ndërsa më i larti në Tiranë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit