Flash News

E-TJERA

Shifrat e INSTAT: Rritja e çmimeve në korrik preku ushqimet, më pak shpenzime për argëtim

Shifrat e INSTAT: Rritja e çmimeve në korrik preku ushqimet, më

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2023, arriti 113,8 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2023 është 4,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,5 %. Sa i përket ndryshimit të indeksit për muajin që lamë pas me Qershorin, llogaritet të jetë -0,1 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,20 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,44 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,22 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Korrik 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 9,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,0 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,3 %.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit