Flash News

E-TJERA

Shifrat e ministrisë: Dy viktima dhe 110 të infektuar nga Covid-19

Shifrat e ministrisë: Dy viktima dhe 110 të infektuar nga Covid-19

Shifrat e ministrisë: Dy viktima dhe 110 të infektuar nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1,357 testime, kanë rezultuar 110 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë shëruar 261 qytetarë.

 “Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,357 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 110 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 8 në Fier, 6 në Prrenjas, 5 në Delvinë, Sarandë, 4 në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, 3 në Mirditë, Dropull, 2 në Kukës, Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan, 1 në Shkodër, Lezhë, Krujë, Rroskovec, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Përmet, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal, Kuçovë, Librazhd.

Janë 1,594 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93-vjeç.

Janë shëruar 261 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë:, njofton ministria.

Të fundit