Flash News

E-TJERA

Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë: Katër humbje jete dhe 631 të infektuar nga Covid-19

Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë: Katër humbje

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor bën me dije se janë kryer 3700 testime, nga të cilat rezultuan 631 qytetarë të infektuar.  

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 3700 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 631 qytetarë, në këto bashki:

293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës. 

Janë 7,827 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 580 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,219 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSh.

Të fundit