Flash News

E-TJERA

Shifrat e MSH: 1062 të infektuar me Covid-19, asnjë humbje jete

Shifrat e MSH: 1062 të infektuar me Covid-19, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar bilancin e 24 orëve të fundit nga Covid-19, ku janë shënuar 1.062 të infektuar dhe asnjë humbje jete.

Sipas MSH, rastet e reja janë shënuar: 520 në Tiranë, 99 në Fier, 82 në Durrës, 40 në Lushnje, 34 në Sarandë, 33 në Shkodër, 29 në Vlorë, 24 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Divjakë, Berat, 19 në Kavajë, 12 në Gramsh, nga 10 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, nga 8 qytetarë në Roskovec, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Krujë, Poliçan, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Pukë, Finiq, Përmet, nga 2 qytetarë në Selenicë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Kolonjë.

"Janë 9,564 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 768 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 283,224 që nga fillimi i epidemisë", njofton MSH. 

Statistika (17 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1062
Të shëruar në 24 orë 768
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2115

Testime totale 1,884,392
Raste pozitive 296,305
Raste të shëruara 283,224
Raste Aktive 9,564
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,644
Durrës 844
Fier 783
Vlorë 511
Shkodër 431
Berat 323
Elbasan 288
Gjirokastër 217
Lezhë 205
Korçë 164
Dibër 100
Kukës 54

Të fundit