Flash News

E-TJERA

Shifrat e procesit të vaksinimit në Shqipëri/ Ulen rastet, masat anti-Covid ende në fuqi

Shifrat e procesit të vaksinimit në Shqipëri/ Ulen rastet, masat
Foto ilustruese

Dy ditët e fundit në vendin tonë kanë mbërritur mbi 64 mijë vaksina, 60 mijë vaksiza kineze dhe më shumë se 14 mijë nga Pfizer. Ndërkohë në total, vendi ynë ka siguruar mbi 847 mijë doza.

Ndërkohë numri i të vaksinuarëve deri më tani është mbi 725 mijë. Rreth 250 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Procesi i imunizimit nisi javën e dytë të janarit dhe tashmë po vijon me vaksinimin masiv të personave mbi 60-vjeç si dhe të grupeve të riskut.

MSH ka bërë me dije se deri në fillim të qershorit priten edhe 40 mijë vaksina nga Astrazeneca. Qeveria synon të vaksinojnë 1 milionë qytetarë deri në fund të muajit të ardhshëm.

Prej disa javësh në vendin tonë shifrat me Covid-19 janë ulur ndjeshëm. Në media kanë qarkulluar lajme se do të ketë lehtësim të mëtejshëm të masave kufizuese.

Ndërkohë mbetet në fuqi ora policore, e cila nis në orën 22.00 deri në 06.00 të mëngjesit. Maskat po ashtu mbeten të detyrueshme në mjediset publike. Mësimi në universitetet vijon online.

Të fundit