Flash News

E-TJERA

Shifrat e Shëndetësisë: Dy humbje jete dhe 1017 qytetarë të infektuar nga Covid-19

Shifrat e Shëndetësisë: Dy humbje jete dhe 1017 qytetarë

Dy persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 4024 testime, kanë rezultuar 1017 qytetarë të infektuar.  Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1017 qytetarë, në këto bashki:

618 në Tiranë, 41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd.

Janë 20,928 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,254 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSh.

Të fundit