Flash News

E-TJERA

Shifrat e ‘Shëndetësisë’: Katër humbje jete dhe 522 qytetarë të infektuar nga Covid-19

Shifrat e ‘Shëndetësisë’: Katër humbje jete dhe

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit ditor, nga 3030 testime, kanë rezultuar 522 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 522 qytetarë, në këto bashki:

290 në Tiranë, 36 në Fier, 17 në Durrës, Lushnje, 14 në Vlorë, Gjirokastër, 12 në Sarandë,  9 në Devoll, 7 në Gramsh, Librazhd, Prrenjas, 6 në Delvinë, 5 në Mirditë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Peqin, 4 në Kurbin, Mallakastër,Pogradec, Kuçovë, 3 në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Libohovë, Kolonjë, Berat, 2 në Patos, Përmet, Memaliaj, Poliçan, 1 në Shkodër, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull.

Janë 18,757 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç, një qytetar nga  nga Tirana 88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2,259 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236,440 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit