Flash News

E-TJERA

Shifrat e ‘Shëndetësisë’: Pesë humbje jete nga Covid-19, sërish mbi 2 mijë të infektuar

Shifrat e ‘Shëndetësisë’: Pesë humbje jete nga

Pesë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, numri i të infektuarve është rritur sërish. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 7067 testime, kanë rezultuar 2156 qytetarë të infektuar.

 Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7067 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2156 qytetarë, në këto bashki:

976 në Tiranë, 149 në Shkodër, 96 në Durrës, 88 në Fier, 80 në Vlorë, 74 në Gjirokastër, 61 në Lushnje, 52 në Sarandë, 50 në Berat, 45 në Elbasan, 35 në Kurbin, 34 në Pogradec, 31 në Krujë, 30 në Lezhë, 24 në Patos, 23 në Kamëz, nga 21 qytetarë në Korçë, Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Tepelenë, 16 në Kuçovë, nga 15 qytetarë në Vau i Dejës, Vorë, 14 në Mirditë, 13 në Gramsh, 11 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Maliq, Mallakastër, Tropojë, 9 në Peqin, 8 në Kukës, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Devoll, nga 6 qytetarë në Dimal, Memaliaj, Himarë, nga 5 qytetarë në Shijak, Libohovë, Përmet, Librazhd, nga 4 qytetarë në Belsh, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Delvinë, Konispol, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Kolonjë, Këlcyrë, Dropull, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Pukë. 

Janë 23,505 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Lushnja 54 vjeç, një qytetar nga Berati 70 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Vlora 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1685 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224,193 që nga fillimi i epidemisë”, bën me dije ministria.

Të fundit