Flash News

E-TJERA

Shifrat jo të qëndrueshme/ Sot 1666 raste me Covid-19 në vend, rritet edhe numri i viktimave

Shifrat jo të qëndrueshme/ Sot 1666 raste me Covid-19 në vend,

Numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19 është rritur ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë raporton për tre viktima dhe 1666 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar gjatë javës së fundit. Ajo që vihet re është se shifrat shënojnë rritje dhe rënie të ndjeshme nga dita në ditë. Duket se nuk ka shifra të qëndrueshme.

Shumica e rasteve me Covid-19 janë në Tiranë, ndërkohë dhe numri i personave aktivë është i lartë. Janë 9,269 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spital po marrin trajtim 30 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,405

Durrës 651

Fier 659

Vlorë 472

Elbasan 379

Shkodër 394

Berat 436

Korçë 265

Lezhë 237

Gjirokastër 171

Dibër 140

Kukës 60

Të fundit