Flash News

E-TJERA

Shifrat me Covid-19 mbeten shqetësuese/ Ulet numri i testimeve, rreth 3 mijë në ditë

Shifrat me Covid-19 mbeten shqetësuese/ Ulet numri i testimeve, rreth
Spitali Infektiv

Muaji shkurt dhe 10 ditëshi i parë i marsit ka regjistruar një bilanc të rënduar me Covid-19. Ndërkohë ditët e fundit është vënë re një ulje e lehtë e rasteve ditore me koronavirus.

Por kjo ulje është shoqëruar gjithashtu dhe me më pak testime të kryera. Ditët e fundit janë kryer rreth 3 mijë testime në ditë, ndërkohë që më herët numri i tyre ishte rreth 3 mijë e 800, por edhe më tepër.

Pra me uljen e testime është ulur edhe identifikimi i rasteve.

Kjo nuk është një situatë shumë optimiste, pasi numri i të shtruarëve në spitalet Covid dhe tre spitalet rajonale mbetet i lartë. Aktualisht, po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 janë të intubuar. Gjithashtu janë edhe 35,356 raste aktive.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 1,986 humbje jete dhe 114,840 raste pozitive me Covid-19.

Të fundit