Flash News

E-TJERA

Shifrat në rritje, mjeku: Ka rizgjim të varianteve të mëparshme të Covid-19; thirrja për kolegët dhe farmacistët

Shifrat në rritje, mjeku: Ka rizgjim të varianteve të
Tritan Kalo

Refruar shifrave në rritje të Covid-19 në vendin tonë, mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se përveç Deltës, ndikon dhe “rizgjimi” i varianteve të mëparshme të virusit.

Ai ka apeluar mjekët dhe farmacistët që të tregojnë kujdes me dhënien e antibiotikëve dhe kortikosteroideve, që sipas tij jepen në doza të larta dhe kohëzgjatje të tepërt.

Mjeku shton se përdorimi i “mozaikut të antiviralëve” si favira, tamiflu, remdesivir, truvada nuk kanë treguar sukses, ndaj kërkon që ky dështim të merret si mësim për trajtimin e pandemisë.

Ndërsa iu kërkon qytetarëve që të ndjekin këshillat e profesionistëve, Kalo shton se stina e vjeshtës dhe dimrit do të “hedhin në tregun e virozave të stinës” viruse të tjerë respiratorë që mund të marrin dhe jetë.

Të fundit