E-TJERA

Shifrat në rritje/ Stoku i borxhit publik shkon në rreth 1,40 biliardë lekë, sa është kostoja për secilin banor

Shifrat në rritje/ Stoku i borxhit publik shkon në rreth 1,40

Borxhi publik në vitin 2022 do të shënojë rritje. Stoku i borxhit publik është planifikuar të jetë rreth 1,40 biliardë lekë, sipas 'Open Data Albania' me një rritje prej 78.6 miliardë lekë apo 6% krahasuar me vitin 2021.

Kjo nënkupton një kosto për frymë rreth 4,099 euro për banorë. 'Open Data Albania' bën me dije se rritja e stokut të borxhit që prej vitit 2019 ka ardhur si rezultat i rritjes së huamarrjes nga qeveria.

Kjo për shkak të thellimit defiçitit, pasi shpenzimet të ndikuara nga tërmeti i nëntorit dhe pandemia ishin më të larta se të ardhurat. Ndërkohë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në muajin nëntor njoftoi emetimin e një tjetër eurobondi në tregjet ndërkombëtare në vlerën 650 milionë euro.

Që prej vitit 2012, vihet re një rritje e borxhit publik si përqindje e PBB-së, mbi nivelin 60% që është një nga kriteret e institucioneve ndërkombëtare. Gjithashtu edhe në Ligjin Organik të Buxhetit përcaktohet se çdo vit borxhi publik vjen në ulje deri sa të arrijë poshtë kufirit 45% e PBB-së

Konkretisht për vitin 2020, ky tregues shënon 32.9 pikë përqindje më shumë se sa kufiri i lejuar. Por pesha e borxhit publik ndaj PBB-së do të ishte më e lartë nëse në llogaritjen e Stokut të Borxhit Publik përfshihen detyrimet kontigjente që vijnë si rezultat i Koncesioneve dhe PPP-ve,  të cilat trajtohen jashtë bilancit shtetëror.

Kështu bën me dije "ODA", ndërsa shton se krahësuar me rajonin, Shqipëria zë vendin e dytë me borxhin më të lartë publik pas Malit të Zi. Shteti me nivelin më të ulët të Borxhit Publik ndaj PBB-së është Kosova.

Shifrat në rritje/ Stoku i borxhit publik shkon në rreth 1,40

 

Të fundit