Flash News

E-TJERA

Shifrat/ Në Shqipëri ka më shumë të paraburgosur se të dënuar

Shifrat/ Në Shqipëri ka më shumë të paraburgosur se

Për herë të parë në Shqipëri numri i të paraburgosurve ka tejkaluar numrin e personave të dënuar.

Gazetari i Euronews Eni Ferhati ka zbardhur shifrat dhe thotë se aktualisht në Shqipëri janë 2200 të dënuar dhe 2800 të paraburgosur, duke komentuar planin e qeverisë për ndërmarrjen e një amnistie penale për të burgosurit gjatë vitit 2023.

Sipas tij, ky vendim vjen si pasojë e kapaciteteve të mbingarkuara në burgje.  

 “Për të dhënë disa të dhëna pse është menduar që të ndërmerret kjo amnisti. Për herë të parë në dijeninë time kemi arritur në kushtet se në sistëmin penitenciar kemi më shumë të paraburgosur se të burgosur. Pra janë rreth 2800 të paraburgosur dhe 2200 të dënuar. Ligji për ekzekutimin e vendimeve penale e ka të qartë që të paraburgosurit nuk mund të mbahen në të njëjtat ambiente me të burgosurit nesë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Çështja e amnistisë lidhet edhe me një shqetësim tjetër, ndodh që ka shumë masa represive që jepen në përcaktimin e masave të sigurisë. Shkohet direkt te arresti në burg dhe nuk aplikohen masat e tjera”, tha Ferhati.

 

Të fundit