Flash News

E-TJERA

Shifrat/ Popullsia e Shqipërisë drejt plakjes, numri i lindjeve bie me 2.8%

Shifrat/ Popullsia e Shqipërisë drejt plakjes, numri i lindjeve bie me

Numri i lindjeve ka ardhur në rënie përgjatë vitit 2021, ndërsa ai i vdekjeve në rritje. Lindjet kanë rënë me 2,8 % krahësuar me 2020-ën.

Në vitin që lamë pas kanë lindur 27.284  foshnja dhe kanë humbur jetën 30.580 persona, duke shënuar një  rritje me 10.8%, krahasuar me 2020-ën.

Në vitin 2021 shtesa natyrore ishte 3.296 vdekje më shumë se sa lindje. Shtesa natyrore negative për vitin 2021 vlerësohet se ka ardhur si pasojë e pandemisë.

Gjatë 2021-shit, katër qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive  të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera ishte negative. Tirana është qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, ku janë regjistruar 1.642 lindje më shumë sesa vdekje.

Ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Vlora, me 1.222  vdekje më shumë se sa lindje.  

Burimi: INSTAT

 

Të fundit