Flash News

E-TJERA

Shifrat/ Rriten ndjeshëm kostot e ndërtimit, pritet shtrenjtim i mëtejshëm i çmimit të apartamenteve

Shifrat/ Rriten ndjeshëm kostot e ndërtimit, pritet shtrenjtim i

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim që mat ecurinë e çmimeve të materialeve që përdoren për ndërtim në tremujorin e katërt të 2021-shit arriti 103,1 kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i këtij treguesi është 3,1%, ndërsa në 2020-ën ishte 0,1 %. Rritjen më te lartë e kanë shënuar “Shpenzimet e transporti” me 4,5 %.

Kujtojmë që çmimi i naftës në muajt e fundit ka ardhur duke u shtrenjtuar, ndërsa së fundmi ka pësuar rritje rekord për shkak të luftës në Ukrainë.

Në rritjen e Indeksi i Kushtimit në Ndërtim kanë ndikuar edhe grupet: “Shpenzime materiale” me 4,1%, “Kosto të tjera” me 3,1%,  “Shpenzime për paga” me 2,9 %, “Shpenzime energjie” me 1,5 % dhe  “Shpenzime  makinerie” me 0,6 %. 

Rritja e çmimeve të materiale të ndërtimit dhe transportit ka sjellë edhe shtrenjtim të banesave. Çmimi i apartamenteve është rritur ndjeshëm, ndërsa ekspertët artikulojnë shpesh që pritet shtrenjtim i mëtejshëm.

Shifrat/ Rriten ndjeshëm kostot e ndërtimit, pritet shtrenjtim i

Të fundit