Flash News

E-TJERA

Shifrat: Si u nda ‘pushteti ekonomik’ mes PS dhe “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit

Shifrat: Si u nda ‘pushteti ekonomik’ mes PS dhe “Bashkë

Të dielën u votuan dhe u zgjodhën 61 kryebashkiakët e rinj të vendit, ku 53 bashki i fitoi Partia Socialiste, 7 bashki i mori koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe një bashkië atë të FiniqIt e mori OMEGA.

SCAN Intel ka përllogaritur ‘pushtetin ekonomik’ që kanë fituar dy subjektet politike në vendoret e 14 majit. Sipas shifrave të analizuara, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 6% të pushtetit ekonomik në tortën e të ardhurave.

Pjesën dërrmuese, rreth 93% të të ardhurave e ka zotëruar Partia Socialiste, pa marrë në konsideratë në llogaritjen e PS dhe BF, Bashkinë e Finiqit të fituar nga OMEGA.

Mes këtyre 7 bashkive të fituara nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, rezulton se në vend të parë për nga pesha në tortën e të ardhurave të bashkive është Kavaja, që zë 1.6% të totalit, dhe ndiqet nga Memaliaj, me 1.5%, si dhe Himara me 1.2%. Ndjekin më pas në renditje Bashkia Has, me vetëm 0.6% të “pushtetit” ekonomik, si dhe Puka me 0.5%, dhe Fush-Arrëzi dhe Mirdita, me nga 0.3% secila.

Në vlerë, ky 6% i fituar nga opozita llogaritet në 6.1 miliardë lekë ose rreth 55 milionë euro në total.

Shifrat: Si u nda ‘pushteti ekonomik’ mes PS dhe “Bashkë

Të fundit