Flash News

E-TJERA

Shifrat/ Thellohet defiçiti i Shqipërisë, sërish në rënie shkëmbimet tregtare me Kosovën

Shifrat/ Thellohet defiçiti i Shqipërisë, sërish në

Thellohet defiçiti tregtar i Shqipërisë. Edhe në muajin shtator vlera e importeve është shumë e lartë se e eksporteve. Instituti i Statistikave bën me dije se në shtator eksportet e mallrave arritën vlerën 39 mld lekë, duke u rritur me 16,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Ndërsa importet arritën vlerën 88 mld lekë, duke u rritur me 27,4 %. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 49 mld lekë, duke u rritur me 37,6 %.

Gjatë muajit shtator, në rënien e eksporteve ndikuan negativisht grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,01 pikë përqindje.

INSTAT raporton se vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me vitin e kaluar janë: Itali (16,8 %), Gjermani (110,5 %) dhe Maqedoni (30,5 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (24,8 %) ,Spanja (1,6 %) dhe Greqia (26,5 %).

Në periudhën Janar -Shtator 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,6 %  të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,4 %),  Turqia (8,4 %), Greqia (7,2 %) dhe Gjermania (6,6 %) .

Burimi: INSTAT

Të fundit