Flash News

E-TJERA

Shifrat/ Viti 2022 shënoi ‘pikiatë’, rritja e çmimeve zvogëloi pagën mesatare reale

Shifrat/ Viti 2022 shënoi ‘pikiatë’, rritja e

Kryeministri Edi Rama premtoi në prag të fushatës zgjedhore se paga mesatare në Shqipëri do të shkojë 900 euro, nismë kjo që sipas tij do të arrihet brenda dy viteve.

Për vitin 2022, paga mesatare e punonjësve publik u rrit me 1.571 lekë, rritja më e ulët për sektorin në harkun kohore 2000 deri 2022 ku rritja mesatarisht, ka shënuar 2.505. Sipas analizës së Open Data Albania, rritja e pagës mesatare vjetore nominale për vitin 2022 në sektorin publik është më e ulët sesa mesatarja e rritjes vjetore për vitet 2000-2022.

Paga nominale është sasia e parave që secili i punësuar paguhet, ndërsa paga reale është paga që mat rritjen ose rënien reale, ose paga nominale e rregulluar me nivelin e ndryshimit të çmimeve.

Përllogaritja vlerëson se paga mesatare reale në sektorin e punësimit publik (pra në shtet) në vitin 2022 jo vetëm nuk është rritur por për shkak të rritjes së çmimeve sipas raportimeve zyrtare është zvogëluar. Ky zvogëlim ndodh për herë të parë për që prej vitit 2000.

Konkretisht rritja e pagës mesatare në sektorin publik është më e ulët sesa niveli i rritjes së çmimeve, çfarë do të thotë se paga reale është zvogëluar.

Paga reale mesatare në sektorin publik është ulur me minus 4.4% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Kjo do të thotë që punonjësit në sektorin publik mund të blejnë 4.4% më pak të mira (produkte, ushqime dhe të tjera) sesa në vitin 2021, për shkak të uljes së pagës reale mesatare.

Rritja më e lartë e pagës reale ndër vite është shënuar në vitin 2007, me 14.1%.

Për 23 vite (2000-2022) rritja mesatare vjetore e pagës reale është 4.4%, ndërsa për dhjetëvjeçarin e fundit (2013-2022) rritja shënon vetëm 1.2%.

Privati si sektor ka shënuar rritje me pagën mesatare. Në vitin 2022 paga mesatare vjetore për punonjësit me pagë në sektorin privat rezulton 58 200 lekë. Ky vit shënon edhe rritjen më të lartë të pagës në vlerë nominale dhe reale që nga fillimi i matjes së saj.

Përkatësisht në vitin 2022 paga mesatare është rritur në vlerën 6 342 lekë ose 12% më shumë sesa në vitin 2022. Rritja reale e pagës mesatare në këtë sektor është 5.5%.

Të fundit