Flash News

E-TJERA

Shijak, grabitet një pika karburanti në Fllakë, në kërkim autorët

Shijak, grabitet një pika karburanti në Fllakë, në

Grabitet një pikë karburanti në zonën e Fllakës në Shijak.

Sipas policisë, autorët ende të paidentifikuar kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në pikën e karburantit dhe më pas i kanë marrë xhiron ditore punonjësit.

Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti  i kanë marrë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia në njoftimin zyrtar, ndërsa ende nuk dihet shuma e grabitur.

   

Të fundit