Flash News


E-TJERA

“Shikoje nga parakolpi”, pezullohet Shefi i Krimeve në Komisariatin nr.1 në Tiranë pas mesazheve tallëse për vajzën e mitur

“Shikoje nga parakolpi”, pezullohet Shefi i Krimeve në

Pezullohet nga detyra Shefi i Krimeve në Komisariatin nr 1 në Tiranë pas publikimit në rrjetet sociale të mesazheve tallëse nga grupi i punës së këtij komisariati ku punonjësit e policisë bënin komente seksiste ndaj vajzave të mitura.

Policia e Shtetit njofton se për një periudhë 30-ditore, u pezullua Shefi për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore.

“Në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën ËhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së, vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast”, bën me dije policia.

 

 

Të fundit