Flash News

E-TJERA

"Shiksi i non gratës”/ Rama tenton ta politizojë protestën e pedagogëve, sulmon sërish kreun e sindikatës

"Shiksi i non gratës”/ Rama tenton ta politizojë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e quan Kovaçin “shiks të non gratës”, duke sulmuar kështu edhe kryedemokratin Sali Berisha.

Rama duket se po tenton ta politizojë kauzën e pedagogëve, duke e quajtur urdhër nga opozita, vendimin e tyre për ta përshkallëzuar protestën në grevë. Vlen për t’u theksuar se opozita e ka mbështetur protestën e pedagogëve, por nuk i është bashkuar asaj.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Të fundit