All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shirat ndryshojnë planin, finalet e Superiores luhen në tre ditë

All - Paragraf - 1

Shirat ndryshojnë planin, finalet e Superiores luhen në tre ditë

Moti me reshje intensive shiu ka bërë që plani i Superiores të ndryshojë. Për shkak të dëmtimit të fushës në “Elbasan Arena” pas ndeshjes Partizani-Vllaznia, takimi Kukësi-Kastrioti është vendosur të luhet të dielën në Shkodër, prej orës 13:45.

All - Paragraf - 3

Me ndryshimin e planit, java e 18-të e Superiores nis me përballjen Vllaznia-Laçi në “Loro Boriçi”. Luhet të premten, prej orës 18:00.

Të shtunën luhen tre përballje dhe një nga takimet më interesante zhvillohet në Ballsh, aty ku Bylisi pret Partizanin e vendit të dytë dhe kërkon pikë të arta për të mos rënë nga Superiorja.

Në kryeqytet Tirana pret Skënderbeun, klub që renditet në fund dhe ka mbetur edhe pa trajner pas largimit të Julian Ahmatajt.

Kategoria Superiore – Java 18
E premte, më 5 shkurt 2021
Ora 18:00 | Vllaznia-Laçi
E shtunë, më 6 shkurt 2021
Ora 13:45 | Bylisi-Partizani
Ora 13:45 | Tirana-Skënderbeu
Ora 16:45 | Teuta-Apolonia
E diel, më 7 shkurt 2021
Ora 13:45 | Kukësi-Kastrioti

Të fundit