Flash News

E-TJERA

SHISH në shënjestër, Hoxha tregon objektivat e hakerave iranianë

SHISH në shënjestër, Hoxha tregon objektivat e hakerave

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar se pse hakerat iranianë kanë vendosur në shënjestër SHISH-in.

I ftuar në Abc News, Hoxha tha se hakerat kanë nxjerrë e-mailet e kreut të SHISH-it Helidon Bendo. Gazetari tha se hakerat kanë marrë atë që kanë dashur dhe me informacionet e fundit po tregojnë objektivin e tyre real.

Sipas Hoxhës, SHSH duhet të tërheqë agjentët.

“Duhen parë pikat e dobëta për të parë funksionimin. Ata kanë nxjerrë emailet e Shefit të Shërbimit Informativ Sekret. Imagjino se ku kanë arritur ata. Ky shefi është në SHBA prej një viti. Ata kanë marrë çfarë u është dashur dhe çfarë jo. Hakerat i selektojnë dhe tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Në emaile që kanë marrë, janë që ka dërguar dhe që ka marrë nga palë të tjera. SHISH duhet të bëjë dhe njëherë nga e para. Duhet të tërheq agjentët jashtë. Me këto informacione tregojnë objektivin real të tyre. Objektivat i kanë strategjike, se hapën edhe emailet e Drejtorit të Përgjithshëm, Nano”, tha Hoxha.

Të fundit