Flash News

E-TJERA

Shisni teste të falsifikuara Covid-i/ Arrestohen 10 persona, mes tyre dhe disa mjekë

Shisni teste të falsifikuara Covid-i/ Arrestohen 10 persona, mes tyre dhe

Prokuroria e Tiranës ka goditur një rrjet të falsifikimit të testeve të COVID-19.

Si rezultat janë ndaluar dhe dy mjekë të Qendrës Spitalore Universitare, falsifikatorë dhe disa sekserë agjensish udhëtimesh, për teste COVID false. Në pranga janë vënë 10 persona në total, pasi akuzohen se shisnin teste të COVID-19 fiktive.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se rrjeti është zbuluar pasi një shtetas bleu teste false dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet me argumentin për të dhëna të pasakta.

Prokuroria ka sekuestruar edhe bazën e falsifikimit kundrejt vlerave 35-40 euro. Prokurori i çështjes është Bledar Valikaj.

Të fundit