Flash News

E-TJERA

Shisnin drogë pranë shkollave në Kavajë, gjykata jep masat për 13 të arrestuarit

Shisnin drogë pranë shkollave në Kavajë, gjykata jep masat

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 13 persona të arrestuar gjatë operacionit antidrogë të koduar “Winter”, të zhvilluar në Kavajë. Të ndaluarit akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, aktivitet ky i zhvilluar pranë shkollave.

Sipas vendimit gjyqësor, për disa nga të arrestuarit është konstatuar ndalimi i paligjshëm, ndërsa për të gjithë është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Të arrestuarit gjatë operacionit:
Renaldo Gjondeda
Rudi Dimni
Elion Danai
Rexhep Lushka
Ramazan Kola
Alesio Shaba
Rei Shaba
Endri Meçja
Besnik Belba
Serxho Abazi
Kujtim Veizi
Bardhyl Dumullaku
Arben Xhihani
Operacioni “Winter” u zhvillua pas një hetimi disa mujor, gjatë të cilit autoritetet ndoqën aktivitetin e grupit kriminal, që operonte kryesisht pranë shkollave të qytetit. Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha lidhjet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm të këtij rrjeti.

Të fundit