Flash News

E-TJERA

Shisnin d*ogë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar me partneren greke

Shisnin d*ogë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar me partneren greke

Policia greke ka vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar dhe partneren e tij, një 21-vjeçare greke, të akuzuar për tregti të paligjshme të lëndëve narkotike.

Arrestimi u krye gjatë një aksioni në banesën e tyre, ku efektivët dyshuan për praninë e drogës pas një arome të fortë kanabisi.

Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan 1 kilogram e 815 gram kanabis, të ndarë në 1.265 pako, gati për shpërndarje.

Sipas policisë, 25-vjeçari shqiptar kishte precedentë të mëparshëm për vepra të ngjashme. Çifti tashmë do të përballet me akuzat për trafik droge para autoriteteve greke.

Të fundit