Flash News

E-TJERA

Shisnin kanabis në zonën e Unazës së Re dhe Yzberisht, arrestohen 3 të rinj

Shisnin kanabis në zonën e Unazës së Re dhe Yzberisht,

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Si pasojë tre persona kanë rënë në pranga.

Të arrestuarit janë: M. M., 19 vjeç, F. Xh., 21 vjeç, dhe A. T., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Sipas policisë, në rrugën "Tre Dëshmorët", gjatë kontrollit fizik ndaj të tre të rinjve, policia ka gjetur lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje. 

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit