Flash News

E-TJERA

Shisnin kokainë duke u kamufluar si shpërndarës picash, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Shisnin kokainë duke u kamufluar si shpërndarës picash,

Bien në prangat e policisë dy persona pasi shpërndanin lëndë narkotike si kokainë dhe kanabis duke u kamufluar si shpërndarës picash në Tiranë.

Droga fshihej në piceri dhe më pas shpërndahej e kamufluar në kartonë picash.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe.

Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike”, njofton policia.

 

Të fundit