Flash News

E-TJERA

Shiste drogë sintetike në disa zona të Tiranës, arrestohet 24-vjeçarja

Shiste drogë sintetike në disa zona të Tiranës, arrestohet

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave sintetike.

Një 24 vjeçare ka rënë në pranga, pasi shiste drogë sintetike. Ajo e ushtronte aktivitetin e saj të jashtëligjshëm në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut.

E reja e shiste drogën kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë deri në 10.000 lekë për një dozë. Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se e arrestuara është D. Z., banuese në Tiranë.

Operacioni i koduar “Kimistja 2”, çoi në sekuestrimin e dozave me heroinë, ekstazi, metadon dhe lëndë narkotike në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.

 

Të fundit