Flash News

E-TJERA

Shiste d*ogë pranë gjimnazeve, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Shiste d*ogë pranë gjimnazeve, arrestohet 29-vjeçari në

Policia e Fierit ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante doza kokaine pranë gjimnazeve të qytetit.

Në pranga ka rënë shtetasi Fladio Hymeri, banues në Fier, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Gjatë kontrollit fizik, Hymerit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, që dyshohet se ishte ndarë në doza për shitje, si dhe një mjet prerës (biçak), një grirëse për lëndën narkotike dhe një celular.

Policia bëri të ditur se hetimet kishin nisur pas sinjalizimeve për aktivitetin e tij në afërsi të shkollave të mesme, duke intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.

Materialet në ngarkim të të arrestuarit janë referuar tashmë në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.

Të fundit