Flash News

E-TJERA

Shiste d*ogë pranë shkollave, arrestohet i riu në Lezhë

Shiste d*ogë pranë shkollave, arrestohet i riu në Lezhë

Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike pranë shkollave në qytet. Arrestimi u bë gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia, e cila kishte siguruar informacione mbi aktivitetin e tij të paligjshëm.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabisi të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje.

Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Të fundit