Flash News

E-TJERA

"Shit-blerja e votës", përfaqësuesit e BE: Të zbatohen rekomandimet e ODIHR, do të ketë vëzhgues në terren

"Shit-blerja e votës", përfaqësuesit e BE: Të

Dy zyrtarët e lartë të BE-së, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi folën në konferencën e sotme në Bruksel dhe për çështjen e blerjes së votës dhe zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Borrell tha se kryeministri është inkurajuar që të ndjekë të gjitha aspektet që mbulojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecias:

“Përgatitjet për zgjedhje janë në proces. E kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet e OSBE-ODIHR. Sa i takon çështjes specifike të blerjes së votës, raporti i fundit i Komisionit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi që është dhe transparent të akuzave. Vendimi i këshillit në mars 2020 theksojnë se nisja e proceseve gjyqësore për ata të blerjes së votës duhet shikuar."

Ndërsa komisioneri Varhelyi theksoi rëndësinë e zbatimit në terren të atyre që janë arritur nga forcat politike në Shqipëri dhe se ka garanci të mjaftueshme në sistem duke përmendur që nga marrëveshja e 5 qershorit, tek rekomandimet e ODIHR dhe më pas pjesëmarrjen e vëzhguesve në zgjedhje

Të fundit