Flash News

E-TJERA

Shitën bileta me çmime të kripura për ndeshjen “Shqipëri-Serbi” , 3 të arrestuar në Tiranë

Shitën bileta me çmime të kripura për ndeshjen

Tre persona kanë përfunduar në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi u kapën duke shitur bileta për ndeshjen e shumëpritur “Shqipëri–Serbi” me çmime disa herë më të larta se ato të vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Policia e Tiranës bëri me dije se operacioni i koduar “Attention” u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga hetuesit për Krimet Ekonomiko-Financiare, ku rezultonte se biletat po tregëtoheshin në mënyrë të jashtëligjshme përmes një llogarie në rrjetin social Instagram.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç. Ndërkohë, ndaj shtetasit E. Sh., 25 vjeç dhe një të mituri 16 vjeç, është nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Të gjithë personat akuzohen për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit