Flash News

E-TJERA

Shiti apartamentin dy herë në Tiranë, ndalohet 60-vjeçari. Blerësit i shkatërrojnë pllakat e banesës

Shiti apartamentin dy herë në Tiranë, ndalohet 60-vjeçari.

Policia e Tiranës ka ndaluar një 60-vjeçar pasi përmes mashtrimit ka shitur apartamentin e tij dy herë.

Po ashtu, sipas policisë, nisi procedimi në gjendje të lirë për blerësit e dytë, burrë dhe grua pasi kanë dëmtuar pllakat e këtij apartamenti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin A. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. F., 52 vjeç dhe I. F., 52 vjeç (bashkëshortë).

Shtetasi A. M. dyshohet se ka shitur 2 herë një apartament, me anë të mashtrimit, ndërsa shtetasit E. F. dhe I. F., me vetëgjyqësi, kanë dëmtuar pllakat e këtij apartamenti, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit”, njofton policia.

 

Të fundit