Flash News

E-TJERA

Shiu i gushtit fik zjarrin në qarkun e Kukësit dhe Fushë-Arrës

Shiu i gushtit fik zjarrin në qarkun e Kukësit dhe

Ndërsa prej ditësh flakët e vatrave të zjarreve ishin aktive, natyra i ka ardhur në ndihmë vetes.

Shiu i orëve te fundit ka bërë që zjarret të neutralizohen në qarkun e Kukësit.

“Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes. Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 dt.26.08.2021.Kanë filluar reshje e shiut që në orën 06:30 në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

Si rezultat i reshjeve që vazhdojnë të bien –Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga Srriqja territor i bashkisë Fushë Arrës në vendin e quajtur Maja e zezë nuk  ka shenja për vatër aktive  dhe nuk ka as gjurmë tymi. Vazhdojnë reshjet e shiut .Situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë”, thuhet në njoftim.  

Të fundit